Këto gjashtë bimë përmirësojnë cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj

Këto gjashtë bimë përmirësojnë cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj

Bimët jo vetëm që i japin karakter dhe një prekje të natyrës hapësirës suaj të brendshme, por janë fjalë për fjalë edhe një frymë ajri të pastër. Domethënë, bima juaj e preferuar e shtëpisë tuaj e bën shtëpinë jo vetëm më të bukur, por edhe më të shëndetshme.

Erin Marino, eksperte e bimëve, shpjegoi se cilat bimë shtëpiake mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm.

"Përmes fotosintezës, bimët thithin dioksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjen. Nëpërmjet transpirimit, bimët rrisin lagështinë", shpjegoi ajo.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se disa bimë shtëpiake heqin komponimet organike të paqëndrueshme nga ajri i brendshëm.

Palma e sallonit

Запознајте се со палмата на среќата | Прекрасна салонска палма –  Hortikultura.mk

Palmat e sallonit janë bimë shtëpiake të njohura që në epokën viktoriane. Ato janë të lehta për tu mirëmbajtur dhe të përshtatshme edhe për kafshët shtëpiake.

Zamia

Zamia

Kjo bimë tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” është shumë e bukur dhe e mrekullueshme për t’i rezistuar temperaturave të ulëta. Kjo bimë detoksifikon ajrin mjaft mirë. Megjithatë, të gjitha pjesët e kësaj bime janë helmuese ndaj nuk është e përshtatshme për dhoma ku qëndrojnë fëmijë apo kafshë që mund të përtypin gabimisht gjethet e tyre.

Gjuha e vjehrrës


Nëse jeni duke kërkuar për një bimë shtëpiake që është tolerante ndaj dritës së ulët, Marino rekomandon marrjen e një bime me një emër të diskutueshëm “gjuha e vjehrrës”. Kjo bimë ka aftësinë për të pastruar ajrin dhe është gjithashtu rezistente ndaj thatësirës.

Aloe Vera

Aloe vera: the perfect plant to grow indoors

Përveç aftësisë së saj të mrekullueshme për të lehtësuar dhimbjen nga djegiet e diellit, aloe vera pastron edhe ajrin duke çliruar oksigjen dhe duke thithur dioksid karboni gjatë natës. Ajp gjithashtu mund të largojë benzenin nga shtëpia juaj, që gjendet në pastruesit e bojërave dhe kimikateve. Aloe vera nuk kërkon shumë mirëmbajtje, i duhet shumë pak ujë dhe rrezet e diellit për të mbijetuar.

Orkide

Seramik Vazoda 2 Dal Phalaenopsis Orkide

Orkideja është një lule elegante që nuk do të dalë kurrë nga moda. Përveç kësaj, ato janë të mira për ne, për kafshët tona shtëpiake dhe për cilësinë e ajrit.

Zambaku i paqes apo Spathiphyllum

 Zambaku i paqes apo Spathiphyllum.

Kjo lule ka nevojë për pak më shumë vëmendje se të gjitha bimët e tjera në këtë listë, veçanërisht në ujitje. Në këmbim, ajo do të pastrojë ajrin përreth shumë më shpejt se të tjerët. Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet për aftësitë e tij në largimin e toksinave të rrezikshme nga ajri./Motilokal.com