U bllokuan nga bora, qeveria greke detyron koncensionarin e rrugës të dëmshpërblejë me 2000 euro çdo veturë

U bllokuan nga bora, qeveria greke detyron koncensionarin e rrugës të dëmshpërblejë me 2000 euro çdo veturë

Një imazh krejtësisht ndryshe nga zakonisht është prezantuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” mbrëmjen e së hënës. Reshjet e dendura të borës shkaktuan probleme zinxhir si me fluturimet e anuluara ashtu edhe me mbylljen e autostradës Attiki Odos. Njerëz të të gjitha moshave, familje me foshnja, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të kalonin natën në godinën e aeroportit pasi asnjë nga zyrtarët nuk u kujdes për të mbajtur të hapura rrugët që të çojnë në aeroportin më të madh ndërkombëtar në Greqi.

Dëshmi tronditëse të personave që u gjetën të bllokuar për disa orë në autostradën Attiki Odos. Operacioni për çlirimin e tyre nga ushtria pas 13 orësh.

Një situatë e paprecedentë është përjetuar që në mëngjes nga ata që tentuan të hynin në Attiki Odos për të shkuar në punë apo në shtëpi, pasi moti i keq dhe i mbajti të bllokuar në veturat e tyre për shumë orë.

Attiki Odos përmes një komunikate tha se problemet intensive të trafikut janë krijuar për shkak të mjeteve të bllokuara ose për shkak të defekteve mekanike, por edhe frikës dhe mungesës së përvojës së drejtuesve, si pasojë e të cilave ata kanë “ngecur” në radhët e kilometrave dhe borëpastrueset.

Si pasojë, qindra drejtues mjetesh u gjendën në një situatë të paprecedentë, pasi mbetën të bllokuar në vend pa ujë dhe ushqim. Ata që kishin karburant të mjaftueshëm i mbanin motorët të ndezur për t’u ngrohur, ndërsa të tjerët vendosën të braktisnin automjetet e tyre dhe të hynin në Hekurudhën Suburbane për të dalë nga trafiku dhe për t’u larguar nga stacioni i Kantzës. Derisa efektivët e Forcave të Armatosura ndërhynë për të zhbllokuar situatën.

Kryeministri i Greqisë kërkoi dëmshpërblim prej 2000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në Attiki Odos nga kompania koncesionare e Attiki Odos , që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës.

Pas kaosit të shkaktuar dje nga moti i keq “Elpis”, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dëmshpërblim për personat e bllokuar në rrugën kryesore, ku mbetën pa lëvizur mijëra automjete .

Ai ka kontaktuar me menaxhmentin e kompanisë koncesionare të Attiki Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2000 euro për veturë. Nga ana e saj Kompania e pranoi atë.

Si pasojë e motit të keq Atika vijon të përballe me problemet e shumta që ka sjellë dëbora e rënë./Motilokal.com