Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, i cili mundohet të promovon botën e kafshëve të egra në Kosovë, që shpesh has edhe në gjëra që janë jo të mira siç është ndotja e ambientit, lumenjve etj.
Ai përmes disa fotove tregon ndotjen e lumit Kriva Reka të Komunës së Kamenicës.
Pamjet që sjellë si ato të bukura por edhe ato të hidhura ku shpendët nuk kanë mundësi të ushqehen, të pinë ujë si duhet apo edhe t’i ndërtojnë foletë e tyre nga hedhja e mbeturinave.
Ariani në profilin e tij shkruan se ambienti dhe bota shtazore po ngulfatet dita e ditës nga injoranca qytetare dhe neglizhenca e autoriteteve përkatëse për trajtimin e duhur të kësaj dukurie.
“Vetëm t’iu tregoj se ku pinë ujë Gardelina, një nga zogjtë ma të bukur që ka Kosova”, thekson Mavriqi.
Fotografi Mavriqi kërkon që urgjentisht të bëhet pastrimi i lumenjve, sidomos në fshatin Ajnovc, Komuna e Kamenicës. /Motilokal.com
Photo Credits: Arian Mavriqi


