Në mëngjesin e sotëm në Mal të Zi, në fshatin Kosanicë të komunës së Plevlës, është shënuar temperaturë e ulët, rekorde prej -33.2 gradë Celsius, ka konfirmuar për “Vijesti” Dushan Paviçeviq, shef i Qendrës Meteorologjike të Televizionit Vijesti.
Temperatura më e ulët e regjistruar deri më tani ka qenë në vitin 1985 në Rozhajë -32 gradë Celsius.
Në Mal të Zi sot në mëngjes do të jetë shumë ftohtë.
Paviçeviq tha se gjatë ditës pritet mot me diell në zonat jugore dhe qendrore, ndërsa në veri kryesisht me diell./Motilokal.com
