Moti acartë përfshinë Shqipërinë

Moti acartë përfshinë Shqipërinë

Moti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë në 24 orët e fundit pritet të na shoqërojë edhe në ditët në vijim. Ministria e Mbrojtjes tha se meteorologët parashikojnë që temperaturat do të vijojnë të zbresin nën zero. Sipas Motilokal.com temperaturat pritet shënojnë rënie deri në -17 dhe -23 gradë Celsius ditëve në vijim. 

Për shkak të reshjeve të dëborës gjatë të premtes u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë mëngjesin e të shtunës, ulja e temperaturave shkaktoi ngrica në Dibër.

Qarkullimi është normalizuar në rrugën e Arbrit, pas bllokimit të përkohshëm të premten. Ndërkohë ministria njoftoi se është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, por lëvizet në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos me zinxhirë.

Moti i ligë shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi të Bashkisë së Dibrës dhe Librazhd, si dhe probleme me furnizimin me ujë në një pjesë të qytetit të Peshkopisë

Reshjet e dëborës vështirësuan qarkullimin edhe në Qafë Thore të Shkodrës, ku vijoi puna gjatë ditës për normalizimin e mëtejshme. Aksi aktualisht është i hapur.

Në Korçë, të gjitha akset janë të kalueshme, por rekomandohet lëvizja me goma dimri dhe zinxhirë aty ku ka ende dëborë në rrugë./Motilokal.com