Kosova do të përfshihet nga masat të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të ftohtë e rënie të ndjeshme të temperaturave.
Sot do të mbajë mot i ftohtë me reshje bore, gjatë ditës do të ketë kthjellime. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 0 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot shumë ftohtë, me vranësira e diell. Kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -9 deri në -2 °C.
E diela do të mbajë me mot shumë të ftohtë, gjatë ditës pothuajse i kthjellët. Në mbrëmje priten reshje të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -9 deri në -1 °C./Motilokal.com
Foto: Sefer Aliqkaj
