Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave. Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturave negative. Vlen për t’u theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë.
Sot në Shqipëri parashikohet mot i ftohtë, i vranët me reshje shiu e dëborë në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 6 deri në 8 °C.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohë dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Në zonat malore reshje bore dhe shumë ftohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -2 deri në 4 °C.
E diela do të jetë me mot të ftohtë e kryesisht i kthjellët. Në zonat malore termometri pritet të shënon deri në -13 °C. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -3 deri në 5 °C./Motilokal.com
