‘Ura e Vashës’, gjurmë historie e legjende

‘Ura e Vashës’, gjurmë historie e legjende

“Ura e Vashës” gjendet mes katundeve Klos dhe Guri i Bardhë në fshatin Fshat. Ajo ndërlidh dy brigjet e lumit Mat dhe ka qenë e vetmja rrugë lidhëse në rrjedhën e sipërme të lumit të Matit. Ura është ndërtuar me një hark dhe në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e saj janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit.

May be an image of tree and nature

Ambientalisti Abdulla Diku tregon se kjo urë është ndërtuar me një hark dhe në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese.

May be an image of nature, body of water and tree

Siç tregon ura është 11 metra e gjatë, hapësira e dritës midis dy këmbëve është 7 metra. Dhe lartësia e harkut nga pasqyra e ujit po 7 metra. Gjerësia e trasesë së urës është 2.8 metra dhe është shtruar me gurë e rrasa.

May be an image of body of water and nature

“Harku i saj është gjysmë rrethor dhe është punuar me gur gëlqeror të latuar e të skuadruar dhe me qemer të dyfishtë. Të dy anët e qemerëve janë përforcuar me ganxha hekuri. Mendohet se është 300 vjeçare por që gëzon ende një gjendje mjaft të mirë”, thotë ambientalisti Diku.

Ku me tej thekson se ura ka qenë prej shekujsh një nyje mjaft e rëndësishme e aksit të rrugës së Arbrit ku karvanët, udhëtarët e ushtritë kalonin nëpër të.

May be an image of nature

“Ura e Vashës ngjan me “Urën e Mesit” në Shkodër dhe me “Urën e Kamares” në Librazhd. Që dihen se kur janë ndërtuar; “Urën e Mesit” e ka ndërtuar Mehmet pashë Bushati në shek. XVIII. Kurse “Ura e Kamares” ka pasur një kushtim që datonte që në vitin 1715”, shprehet Diku.

Emri “Ura e Vashës”?!

Ai thotë se “Ura e Vashës” nuk e ka pasur këtë emër. Sipas legjendës, ura ka marrë këtë emër nga një familje e fisit Skuraj që jetonte në Gur të Bardhë. Familja kishte vetëm një vajzë. Vajza (vasha) shiti pajën (prikën) e sajë për të ndërtuar urën. Dhe nuk kishte vend më të mirë, më të rëndësishëm dhe kontribut më të madh se të ndërtosh një urë këtu…?!

May be an image of nature

“Kjo urë më parë quhej “Ura e Skurës” dhe e ka ndërtuar si vepër bamirësie Haxhi Skura nga lagja “Mansaj” e Gurit të Bardhë, afërsisht 300 vite më parë.”

Sipas Dikut ura e ka marrë emrin “Ura e Vashës” që gjendet rreth 200 metra larg saj, në zallin e Dishit (që zbret nga Guri i bardhë) dhe që sot quhet “Ura e Skurës”.

May be an image of nature

“Duke qenë më e rëndësishme dhe emri “Ura e Vashës” më simbolik mban sot këtë emër, duke u njohur si e tillë në gojën e kalimtarëve. Tashmë edhe ura e re ndërtuar së fundmi, mban emrin “Ura e Vashës””, tregon Diku./Motilokal.com