Ky luan i bardhë në një rezervat në Afrikën e Jugut duket qartë që krenohet me stilin e ti “ekstravagant të flokëve”.
Predatori spektakolar, po i shfaqej publikut në rezervatin Glen Garriff, i cili me pamjen e leshit të tij të kuruar linte në hije edhe luanët më të famshëm si Aslan i filmit Narnia, apo Mufasa i Lion King.
Luani i rrallë u fotografua nga britaniku Simon Needham, i cili thotë: “Unë i kam kapur këto imazhe për të ndihmuar në promovimin në mediat sociale.”
“Të sjellësh vëmendjen e një kauzë të denjë është e vështirë, por imazhet e forta vizuale mund të tërheqin vërtet njerëzit”, tha ai.
Ai theksoi se të gjitha speciet e rrezikuara të kafshëve kanë nevojë për ndihmën tonë nëse duam të presim që ato të jenë pranë fëmijëve dhe nipërve tanë.
"Vetëm me mbështetje të vazhdueshme mund të shpresojmë t'i shpëtojmë këto specie nga zhdukja."
Edhe pse duken si albino, luanët e bardhë janë në fakt produkt i një mutacioni të rrallë ngjyrash të njohur si leucizëm.
Kjo gjendje shkakton një humbje të pjesshme të pigmentimit te kafshët, duke rezultuar në pamjen dalluese të bardhë.
Leucizmi zakonisht shkaktohet nga një gjen recesiv, i njohur si një frenues i ngjyrës.
Luani i parë u prezantua në Glen Garriff Lion Conservation në 2002 dhe tani, organizata ka më shumë se 70 luanë nën kujdesin e saj./Motilokal.com
