Diell me dhëmbë sot në Kosovë, nesër shi dhe borë

Diell me dhëmbë sot në Kosovë, nesër shi dhe borë

Mot sot në Kosovë do të jetë i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -6 deri në 3 °C, në zonat malore -7 deri në -6 °C.

Dita enjte pritet të mbajë mot të ftohtë e me kthjellime përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re e në orët e para të mbrëmjes priten reshje shiu e bore. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -4 deri në 7 °C, ndërsa në zonat malore -9 deri në -8 °C. /Motilokal.com