Sot mot me diell, të enjten me reshje shiu e bore në Shqipëri

Sot mot me diell, të enjten me reshje shiu e bore në Shqipëri

Sot në Shqipëri do të mbizotërojë moti i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga -3 deri në 9 °C, ndërsa në zonat malore -11 deri në 2 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të ftohtë, në mesditë e pasdite parashikohet ndryshim në situatën meteorologjike ku do të nisin reshjet e shiut e dëborës në disa zona. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 11 °C, ndërsa në zonat malore prej -3 deri në 0 °C. /Motilokal.com