Stuhia dimërore godet SHBA-në, mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia dimërore godet SHBA-në, mijëra familje pa energji elektrike

Mbi 145,000 persona janë pa energji elektrike në disa rajone jugore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi vendi u godit nga një stuhi e madhe dimërore me borë dhe akull.

Virxhinia, Xhorxhia, Karolina Jugore dhe ajo Veriore, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.


Shërbimi për Motin në SHBA ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.

Bora dhe akulli mund të “rrezikojnë udhëtimet, furnizimet me rrymë dhe mund të dëmtojnë pemët”, ka thënë Shërbimi për Motin.

In this photo provided by the Durham Police Department, a truck hangs from the highway N.C. 147 overpass after its cab apparently slid off the highway during winter weather, Sunday, January 16, in Durham, N.C. The cab of the truck appeared to have landed upright on Highway 15-501 below, while the trailer was in a vertical position, from the bridge to the highway below, causing road closures.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, nëpër autostrada është raportuar për qindra aksidente të automjeteve.

Image

Më shumë se 3,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë anuluar të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet, FlightAware.

People skate on a canal as a winter storm approaches Washington DC, on Sunday.

Aeroporti Charlotte Douglas në Karolinën Veriore është prekur më së keqi, me gati 90 për qind të fluturimeve të anuluara.

Në Karolinën e Jugut, Guvernatori Henry McMaster u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë rrugëve.

“Kjo do të jetë një stuhi mjaft e keqe në pjesën e sipërme të shtetit,” tha ai, duke shtuar se ishte “lajm i mirë” që stuhia parashikohej të godiste në një fundjavë dhe në një festë publike të hënën, kur më pak njerëzit do të duhet të udhëtojnë./Motilokal.com