Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në ultësira parashikohet mjegull e dendur si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulëta.
Sot në Shqipëri parashikohet mot i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 4 deri në 9 °C.
Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 15 °C.
E diela do të jetë me mot pothuajse të kthjellët përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 14 °C./Motilokal.com
