Pamje mbresëlënëse nga Dardha, fshati turistik i veshur me të bardha

Pamje mbresëlënëse nga Dardha, fshati turistik i veshur me të bardha

Dëbora e rënë së fundmi e ka zbukuruar edhe më shumë pamjen e fshatit turistik të Dardhës, që ndodhet në lartësinë e 1344 metrave dhe 20 kilometra në juglindje të Korçës.

Një prej tipareve më dallues e te bukur të fshatit turistik të Dardhës, është peizazhi i tij i paharrueshëm, ku karakteristikat e çdo stine pasqyrohen më së miri. Shtëpi prej guri, kurora të gjelbërta pyjesh që vishen me të bardhe në dimër, dhe një pastërti ajri që të mbush mushkëritë e të bën të ndjehesh i rigjeneruar plotësisht. Këto cilësi kanë bërë që në Dardhë vit pas viti të shtohet numri i turistëve, si dhe i atyre banorëve të rinj, që zgjedhin të ndërtojnë shtëpinë ideale të pushimit pikërisht këtu.

Përfytyroni pak një qoshe të ngrohtë pranë zjarrit, me një libër të mirë pranë vetes apo një film klasik bardh e zi në sfond, tek sa jashtë bie dëborë për ditë e javë të tëra. E tillë është Dardha në dimër, thjesht magjike!

Oxhaqet ndizen e prej shtëpive të gurta të veshura nga bora dalin në sinkron retë e hirta të cilat e bëjnë akoma më përrallore pamjen që shfaqet përpara. Të shumtë janë ata që zgjedhin të provojnë dhe skitë, sport i cili prej vitesh mund të praktikohet dhe përmes paketave të posaçme.

E tek sa dimri shënohet nga e bardha, stinët e tjera luajnë të treja me një tablo të rrallë ngjyrash./Motilokal.com

May be an image of snow, nature and tree

May be an image of 1 person, snow, nature and tree

May be an image of nature, tree, road and snow

May be an image of nature and mountain

May be an image of road, snow, tree and nature

May be an image of cloud, nature, tree and mountain

May be an image of nature and tree

May be an image of nature, tree, road and snow

May be an image of 1 person, snow, tree and nature

May be an image of nature, tree and snow