Humbin në mes stuhisë në Brezovicë – shpëtohen nga Shërbimi i Kërkimit Malor

Humbin në mes stuhisë në Brezovicë – shpëtohen nga Shërbimi i Kërkimit Malor

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka bërë të ditur se ka shpëtuar një grup skitarësh në Brezovicë.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, thonë se të mërkurën në ora 17:35, kanë pranuar një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.

Pas njoftimit, SHKSHM menjëherë ishte aktivizuar dhe përmes koordinatave kishte nisur kërkimin e tyre.

“Me pranimin e koordinatave menjëherë identifikohet lokacioni se ku gjendeshin, dhe jepen instruksionet që mos të lëviznin nga vendi dhe të qëndronin të sigurt. Me një koordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë. Anëtarët: Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të koordinatave të dërguara”, thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person

Më tej tregohet se në orën 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit.

May be an image of 1 person

Ndërsa sipas tyre në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte ekstreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.

May be a closeup

“Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonave nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare. Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme”, njofton SHKSHM.  

May be an image of 1 person

Po ashtu theksohet se skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale. Udhëheqësit e ShKShMK janë koordinuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.

May be an image of sky and text

“Falënderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor, është  evituar një tragjedi e pa shmangshme! Apelojmë që të keni kujdes në lëvizjet e juaja nëpër zonat malore, dhe për çdo urgjencë luteni që të kontaktoni shërbimin”./Motilokal.com