Këshilla se si të vozitni veturën në dimër

Këshilla se si të vozitni veturën në dimër

Vozitja në rrugë me borë dhe akull, mund të jetë mjaft sfiduese, madje edhe për vozitësit më me përvojë dhe me vetura mirë të përgatitura për dimër, meqë akulli dhe bora zvogëlojnë sasinë e tërheqjes duke e bërë më të vështirë lëvizjen, drejtimin dhe ndalimin veturës.

Gjatë stinës së dimrit përveç akullit, shpeshherë ka edhe mjegull, e cila e bën dukshmërinë shumë të vogël, duke shkaktuar shumë aksidente trafiku, andaj këshillohet që të niseni nga shtëpia 10 apo 15 minuta më herët. Po ashtu gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në dëborë e sidomos në akull.

Përgatitja e vozitjes në dimër fillon me kontrollimin e gjendjes së gomave. Nëse nuk i keni blerë gomat e reja të dimrit, kontrolloni nëse gomat e vjetra kanë një sipërfaqe gome të përshtatshme për lëvizje në borë si dhe sigurohuni që ta kontrolloni edhe presionin e gomave. Ndërsa moti bëhet i ftohtë, sasia e presionit në gomat tuaja zvogëlohet.

Kontrollimi, fryrja e gomave dhe plotësimi me presion të mjaftueshëm është thelbësor, informacione këto që mund t’i gjeni edhe në manualin e veturës suaj. Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, rekomandohet që të pastrohen mirë xhamat e veurës para se të filloni vozitjen.

Nëse ne të gjithë e ngasim veturën me kujdes të shtuar, e ruajmë veten dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.Motilokal.com