Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, apelon për kujdes

Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, apelon për kujdes

Që nga mesnata në Kosovë kanë filluar reshjet e borës, që kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Kurse, sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Sipas informatave të cilat janë marr nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes, të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale, si dhe Autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Sipas MI-së edhe pse ka patur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.

Më tej në njoftim theksohet se po i kushtohet kujdes i veçantë rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas here.

Në komunikatë ministria kërkon nga vozitësit që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe./Motilokal.com