Dimri i vërtetë me ditë të ftohta e temperatura të ulëta pritet të nis nga sot në Kosovë.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i ftohtë e me reshje bore, të shoqëruar edhe me erë. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 0 °C.
Dita e martë parashihet të jetë me mot të ftohtë e kryesisht i vranët me reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 0 °C.
Ftohtë e me vranësira dhe intervale me diell e mundësi për reshje të lehta bore pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në -3 °C./Motilokal.com
