Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit ishte në Follorina të Greqisë.
Rreth orës 22:43 është regjistruar tërmeti i parë, që sipas EMSC ishte 119 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në verilindje të Follorinës së Greqisë, me një thellësi 10 kilometra.
Tërmeti i dytë me madhësi 3.5 është regjistruar në ora 22:51, rreth 118 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 19 kilometra në juglindje të Bitolas në Maqedoni.
Ndërsa në ora 22:53 janë regjistrua dridhje të forta me magnitudë 4.2, rreth 121 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Follorinës.
Ndërkaq, tërmeti i katërt me magnitudë 3.9 është shënuar në ora 23:21. Me një distancë prej 118 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 1 kilometër në lindje të Follorinës, Greqi.
Nga të dhënat e EMSC bëhet e ditur se në ora 23:28 janë regjistruar dridhje toke me madhësi 3.7 të shkallës Rihter, me një distancë prej 118 kilometra në lindje të Elbasanit dhe 20 kilometra në juglindje të Bitolas të Maqedonisë.
Dridhjet e tërmetit janë ndier në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Deri më tani nuk njoftohet për dëme materiale apo njerëz./Motilokal.com
