Departamenti i Sizmiologjisë i Institutit të Gjeoshkencave në Shqipëri ka reaguar pas tërmetit të fortë që ra në Greqi, por që u ndje edhe në shumë qytete të Shqipërisë.
Përmes një njoftimi, ky institut bën me dije se tërmeti ka rënë në një thellësi 9 kilometra nën tokë.
“Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km. Epiqendra është lokalizuar 40 km në verilindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme”, thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave./Motilokal.com
