Këto pamje drithëruese tregojnë se sa fare pranë rënies në humnerë ishte një kamion në Kinë pasi shoferi ndoqi GPS-in e tij e përfundoi në një rrugë të ngushtë malore.
Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur më 1 janar pranë qytetit Changzhi në provincën Shanxi në Kinën veriore.
Zyrtarët lokal thanë se shoferi vazhdoi përgjatë rrugës së ngushtë malore sepse ai po ndiqte udhëzimet në naviguesin e tij.
Megjithatë, ndërsa rruga bëhej gjithnjë e më e ngushtë, shoferi vendosi të zbriste përsëri nga mali, por nuk mundi të kthente kamionin.
Si pasojë, një nga rrotat e kamionit rrëshqiti nga rruga, duke e lënë automjetin të varur mbi shkëmb.
Shoferi dhe një pasagjer arritën të dilnin nga kabina në kohë.
Pas kësaj, ekipet e shpëtimit përdorën tre bolduzer të rëndë për ta tërhequr kamionin përsëri në rrugë./Motilokal.com
