Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Gjatë natës së mbrëmshme Kosova është zbardhur nga reshjet e borës, e rëndom shkaktojnë edhe probleme në rrugët e vendit.

Sipas përditësimit të fundi të Ministrisë së Brendshme mbi gjendjen e rrugëve, shihet se të gjitha janë të kalueshme.

Në rrugën Prishtinë – Mutivodë ka edhe mjegull, ndërkaq që mjegull ka edhe në rrugën Pejë – Kullë dhe Gjakovë – Q.Prushit.

Ndërkaq në asnjërën prej rrugëve nuk ka rrëshqitje dheu./Motilokal.com