Moti në Kosovë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira e riga shiu dhe borë.
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 3 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu dhe në mbrëmje borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 7 °C.
E diela do të mbajë me mot të ftohtë e vranësira. Vende-vende në mëngjes me reshje të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 5 °C./Motilokal.com
