Rrjedhja e vajit motorik në tokë mund të shkaktojë dëme mjedisore dhe shëndetësore

Rrjedhja e vajit motorik në tokë mund të shkaktojë dëme mjedisore dhe shëndetësore

Toka është mjedisi kryesor ku jetojnë të gjitha gjallesat. Çdo ngjarje, veprim që prish veçoritë dhe cilësitë natyrore të kësaj hapësire jetike emërtohet ndotje e tokës. Nga ndotja e tokës në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë preken të gjitha gjallesat.

Shumica e faktorëve që krijojnë ndotjen e tokës vijnë nga shkaqet njerëzore, ndër të shumtë është edhe rrjedhja e vajrave motorik të veturave si dhe në pikat e karburantit.

Kjo lloj ndotje mund të shkaktojë dëme afatgjate mjedisore në tokë dhe në ujërat nëntokësor si dhe në shëndetin e njeriut.

“Vaji që rrjedh shkon nga vetura në rrugë. Pastaj ajo lahet nga rruga në kanalin e stuhisë dhe në liqenet, lumenjtë dhe përrenjtë tanë. Tani imagjinoni numrin e makinave në zonë dhe mund të imagjinoni sasinë e naftës që gjen rrugën e saj nga guarnicionet që rrjedhin në ujin tonë. Prandaj, ju lutemi rregulloni rrjedhjet e vajit”, kështu deklaroi ekologia Egzona Shala në një prononcim për motilokal.com.

Egzona Shala (@eksonashala) / Twitter

Ajo theksoi se vaji që rrjedha nga vetura drejt në rrugë, shkon në kanale përcjellëse dhe nga aty në lumenjtë e liqenet tona.

Më tej ekologia Shala tregon disa të dhëna, ku në vitin 2019 në botë janë mbi 1.4 bilion makina në rrugë. Në Kosovë (2019) janë regjistruar 65,000 automjete prej tyre deri më tani vetëm 53 janë vetura elektrike. Të gjitha këto automjete për funksionim adekuat të motorit përdorin vajrat e ndryshme, ku si pasojë të problemeve teknike, këto vajra nga vetura përfundojnë në rrugët e ujërave të pijes.

Ekologia Shala tregon edhe për dëmet, efektet negative që shkakton rrjedha e vajit motorik.

“Vaji i përdorur i motorit përmban substanca të shumta toksike, duke përfshirë hidrokarburet aromatike policiklike, të cilat dihet se shkaktojnë kancer. Përveç kësaj, copëzat e vogla të metalit që dalin nga konsumimi i motorit, si plumbi, zinku dhe arseniku, hyjnë në vaj, duke kontribuar më tej në potencialin ndotës të vajit të përdorur motorik. Vaji i motorit është i ekspozuar ndaj nxehtësisë dhe oksigjenit gjatë djegies së motorit, gjë që ndryshon përbërjen e tij kimike. Pasi të largohet nga vetura vaji ka aftësinë që të lundroj me qindra kilometra përmes rrugëve të ujërave. Në momentin kur vaji kalon në ujëra, efektet e tij negative si pasojë e mos tretjes ai shndërrohet në mjet toksik për ekosistemin e kafshëve dhe bimëve ujore si dhe ndikon në proceset jetësore siç janë fotositeza dhe pasurimi i ujit me oksigjen. Këto vajra mundë të ndotin gjithashtu tokën dhe ujin e pijshëm. Toka bëhet më pak produktie, uji ndërron vetitë e tij fiziko-kimike dhe me kalimin e kohë bëhet ujë i dëmshëm me përmbajtje të lartë të komponimeve kimike që mundë të shkaktojnë sëmundje nga më të ndryshmet deri tek kanceri.”

Në fund ekologia Shala shprehet se parandalimi adekuat është mënyra më e mirë që do të ndikojë në përmirësimin e kësaj gjendje, duke filluar nga përkujdesi për automjetin dhe njëkohësisht përkujdesi për ujin dhe mjedisin në përgjithësi.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj - /Motilokal.com