Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se ky vit do të jetë një ndryshim i madh për mjedisin në Shqipëri dhe për mentalitetin e secilit prej nesh sa herë dalim nga shtëpia për të bërë pazar.
“Ndalimi i prodhimit, përdorimit dhe importimit të qeseve plastike që janë prej ndotësve më të rëndë të ambientit”, është shprehur Kumabro.
Ajo këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takim me përfaqësues të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë.
“Zhvilluam një takim me përfaqësues të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë për t’u koordinuar e për të pasur bashkëpunimin e tyre në këtë realitet të ri që do të nisë nga muaji qershor, e po ashtu i mirëpritëm propozimet që kishin për nisma të tjera lehtësuese për përditshmërinë e biznesit dhe të sigurta për ruajtjen e mjedisit”, tha Kumbaro./Motilokal.com
