Një peshk ton pendëblu u shit për rreth 145 mijë dollarë, të mërkurën në mëngjes, në ankandin vjetor të mbajtur në tregun më të madh të peshkut në Tokio, duke pësuar ulje çmimi për të tretin vit radhazi.
Peshku me peshë 211 kilogramë, u shit për rreth 34 mijë dollarë më pak sesa peshku më i shtrenjtë i vitit të kaluar, raportuan mediat lokale. Për krahasim, në janar 2019, një peshk ton 278-kilogramësh u shit për 3,1 milion dollarë.

Toni, i kapur në ujërat e veriut të Japonisë, iu shit një restoranti luksoz që ofron sushi. Menjëherë më pas, ai u pre dhe u bë gati për t’iu shërbyer klientëve.
Ky është Çmimi më i lartë i paguar për një peshk ton në ankandin e parë të vitit pasi kërkesa kishte rënë që nga nisja e pandemisë.
Ankandi i parë i peshkut të vitit në tregun Toyosu është një traditë që tërheq turma tregtarësh.
Ofertuesit shpesh paguajnë shumë të madhe parash për të fituar tonin me çmimin më të lartë, i cili shihet si një gjë që sjell fat të mirë, si dhe shumë publicitet për blerësin./Motilokal.com
