Një tërmet me fuqi 5.3 ballë u regjistrua sot në Mesdhe në brigjet e rajonit Alania, në qytetin Antalia të Turqisë.
Sipas informacionit në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ishte me fuqi 5.3 ballë.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 39.52 kilometrash nga sipërfaqja e detit dhe epiqendra e tij në një distancë 56.92 kilometra larg nga Alanya./AA/Motilokal.com
