Në Kosovë po vazhdon të kemi mot ‘veror’ me diell e temperatura mbi normalen në këtë fillim janari.
Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike ditën e enjte pritet të kemi reshje shiu dhe llohë, ku do të pushojnë për të vazhduar edhe pasditen e së premtes.
Ndërsa të shtunë do të kemi reshje bore dhe rënie të temperaturave. Në zonat e larta malore pritet të ketë reshje bore.
Temperatura gjatë kësaj jave në viset malore priten të arrijnë deri në -7 °C kryesisht natën, në ultësira nga -1 deri në 3 °C.
Në Shqipëri nga dita e enjte pritet ndryshimi i motit, ku parashihen reshje shiu dhe borë në zonat malore dhe disa pjesë të ulëta të vendit. /Motilokal.com
