Turistë italianë e francezë shijojnë ditët me diell në bregdetin e Jonit

Turistë italianë e francezë shijojnë ditët me diell në bregdetin e Jonit

Shqipëria në kë fillim viti është përfshirë nga një valë e ngrohtë, me diell e temperatura të larta, duke sjellë turistë nga vendet e Europës.

Turistët italianë e francezë kanë zbritur në bregdetin shqiptar për t’i shijuar ditët e para të vitit të ri nën rrezet e diellit.

May be an image of nature

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto të bëra nga turistët italianë e francezë të cilët po zhvillojnë një tur në Shqipëri.

“Mirëmëngjesi nga Qeparoi, me këto foto të turistëve italianë e francezë që magjinë e peizazhit të bregdetit tonë e shijojnë po aq edhe gjatë dimrit”, tha Kumbaro.

Qeparoi, një ndër atraksionet verore të Bregut të Jonit mirëpret turistët me një pamje tërësisht të transformuar.

May be an image of outdoors

Shëtitorja e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare i ka dhënë Qeparoit tiparet e një fshati tipik turistik mesdhetar, ku janë ruajtur karakteristikat dhe traditat e zonës.

Bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Shqipërisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, nga vende të ndryshme të botës./Motilokal.com