Ditët e para të javës së parë të vitit 2022 në Kosovë, parashihet të mbajnë me mot të butë, të kthjellët e me diell.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 13 °C.
Dita e martë parashihet të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 11 °C.
Kthjellët e me diell do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 13 °C./Motilokal.com
