Pas disa muajve qetësi, autoritetet gjermane kanë rindezur alarmin e rikthimit të gripit të shpendëve, që po prek zogjtë e egër dhe fermat në vend.
Deri më tani, autoritetet thonë se janë identifikuar me dhjetëra raste të këtij gripi, por fatmirësisht ende asnjë kapërcim i tij nga shpendët te njeriu.
“Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër, por edhe shpendët nëpër ferma”, thuhet në një raport të institutit federal të kërkimeve shëndetësore për kafshët në Gjermani.
Rasti të këtij grupi janë zbuluar në Azinë e Largët dhe Kanada, ndërsa në Europë vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali.
Gjermania ka zbuluar 394 raste te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit./Motilokal.com
