Një këshillë kundër avullimit të xhamave të veturës

Një këshillë kundër avullimit të xhamave të veturës

Avullimi i xhamave të veturave gjatë muajve të dimrit është një fenomen i zakonshëm, por shumë i bezdisshëm.

Jo vetëm sepse ato kufizojnë dukshmërinë, por edhe sepse shpesh u duhet një kohë e gjatë për t’u pastruar, veçanërisht nëse automjeti ka qëndruar i palëvizshëm për shumë orë në temperatura të ulëta.

Videoja e mëposhtme na jep një zgjidhje shumë të lehtë për thithjen e lagështirës brenda veturës dhe shmangien e turbullimit.

Mjafton të vendosni rërë silikoni e njohur edhe si rërë kristali në 2 çorape dhe t’i lini në veturë./Motilokal.com