Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci, sot në stinën e dimrit.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 643.80 metra mbi nivelin e detit ose 6.05 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 631.47 metra mbi nivelin e detit ose 3.54 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! I domosdoshëm në çdo moment të jetës”, thuhet në njoftimin e KRUP-së./Motilokal.com
