Shkupit ka vendosur që transporti urban brenda qytetit të jetë falas. Ky vendim ka ardhur si masë kundër ndotjes së ajarit.
Bëhet me dije se qytetarët e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, janë joshur të përdorin transportin publik duke lënë në shtëpi makinat e tyre personale.
Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:
– Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
– Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit
– Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit
– Anulimi / shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë
– Stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve./Motilokal.com
