Stuhia e borës anulon fluturimet në aeroportin e Seattle në SHBA

Stuhia e borës anulon fluturimet në aeroportin e Seattle në SHBA

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar anulime të fluturimeve në aeroportin e Seattle në shtetin amerikan te Uashington.

Shumica e borës ra prej mesditës të së dielës teksa pritet që pasojat e stuhisë dimërore të vazhdojnë.

Në të gjithë shtetin e Uashington, rrugët e akullta e të mbushura me borë po shkaktojnë probleme për shoferët.

Autoritetet vendore tha se i ishin përgjigjur një totali prej 184 aksidentesh që prej nisjes së reshjeve të borës natën e të shtunës.

Vetëm të dielën ishin raportuar 615 incidente të bllokimit të automjeteve në rrugë.

Me rënien e temperaturave nën zero gjatë natës në shumë rrugë është formuar akulli.

Autoritetet e transportit publik kanë paralajmëruar shoferët që ktheheshin sot në punë të rezervojnë më shumë kohë për të arritur në destinacione./Motilokal.com