Ndryshimet klimatike këtë vit shkaktuan mbi 1 mijë të vdekur dhe 170 miliardë dollarë dëme

Ndryshimet klimatike këtë vit shkaktuan mbi 1 mijë të vdekur dhe 170 miliardë dollarë dëme

Këtë vit, fatkeqësitë e motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në mbarë botën shkaktuan të paktën 1 mijë vdekje, 1.3 milionë emigrim dhe 170 miliardë dollarë humbje ekonomike.

Analiza, e titulluar "Kostoja e 2021: Viti i kolapsit nga ndryshimet klimatike", botuar nga Christian Aid, analizoi 10 fatkeqësitë më shkatërruese klimatike që ndodhën këtë vit në mbarë botën.

Sipas llogaritjeve të bazuara në humbjet financiare në kuadër të siguracioneve, kostot e humbjes janë më të larta në vendet e pasura, sepse ato kanë vlera më të larta të pronës dhe mund të përballojnë një pagesë kundrejt siguracioneve. Krahas kësaj, shumë nga ngjarjet më shkatërruese ekstreme të motit kanë ndodhur në vendet e varfra me ndikim të kufizuar në ndryshimet klimatike.

Ndërsa kostoja e uraganit Ida, në të cilin humbën jetën 95 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u llogarit të paktën 65 miliardë dollarë, fatkeqësia e përmbytjeve në të cilën vdiqën 240 njerëz në Evropë shkaktoi 43 miliardë dollarë dëme.

Në Teksas, stuhia e dimrit në muajin shkurt rezultoi në 23 miliardë dollarë shkatërrim dhe përmbytja në Henan të Kinës shkaktoi 17.6 miliardë dollarë shkatërrim. Më shumë se 1 milion njerëz u detyruan të emigrojnë për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve, transmeton TRT.

Në Kanada humbën 7.5 miliardë dollarë për shkak të përmbytjeve në provincën British Columbia kurse 5.6 miliardë dollarë pati dëme për shkak të valës së motit ekstrem të ftohtë në Francë.

Cikloni Yaas që preku Indinë dhe Bangladeshin shkaktoi 3 miliardë dollarë dëme, përmbytjet në Australi në mars shkaktuan 2.1 miliardë dollarë dëme, tajfuni In-Fa që preku Indinë, Kinën, Filipinet dhe Japoninë ishte 2 miliardë dollarë dhe Sri-Lanka dhe Maldivet janë goditur, që u goditën nga Cikloni Tauktae shkaktoi dëme ekonomike prej 1.5 miliardë dollarësh.

Në analizë bëhet e ditur se ndërsa kostoja e 10 fatkeqësive të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike arritën në të paktën 170 miliardë dollarë, më shumë se 1 mijë njerëz humbën jetën për shkak të këtyre fatkeqësive dhe të paktën 1 milion e 330 mijë njerëz u detyruan të emigrojnë./Motilokal.com