Dhjetëra qytete të përmbytura në veri të Brazilit për shkak të reshjeve të shiut

Dhjetëra qytete të përmbytura në veri të Brazilit për shkak të reshjeve të shiut

Dhjetëra qytete kanë ngelur nën ujë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin Bahia në verilindje të Brazilit, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 18.

Mbrojtja civile në Bahia tha në një deklaratë se numri të vdekurve në rajon për shkak të reshjeve të vazhdueshme që prej muajit nëntor është rritur në 18, kurse dy persona rezultojnë të zhdukur. Siç njoftohet, nga përmbytjet që ndodhën për shkak të reshjeve në javën e fundit janë prekur 430.869 persona.

An aerial view shows a neighbourhood during flooding caused by the overflowing Cachoeira river in Itabuna, Bahia state, Brazil, December 26, 2021. Picture taken with a drone. REUTERS/Leonardo Benassatto

Në deklaratë bëhet e ditur se mbi 16 mijë persona kanë humbur shtëpitë dhe 19.580 janë evakuuar.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në 72 qytete në shtetin Bahia me një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorësh, për shkak të rrebesheve dhe përmbytjeve.

A man is seen at his house during flooding caused by the overflowing Cachoeira river in Itabuna, Bahia state, Brazil, December 26, 2021. Picture taken with a drone. REUTERS/Leonardo Benassatto

Guvernatori i shtetit Bahia, Rui Costa, njoftoi se fatkeqësia ka prekur një sipërfaqe të madhe dhe se 37 qytete kanë mbetur plotësisht të përmbytura, transmeton Anadolu Agency.

A man uses an inflatable mattress during flooding caused by the overflowing Cachoeira river in Itabuna, Bahia state, Brazil, December 26, 2021. Picture taken with a drone. REUTERS/Leonardo Benassatto  NO RESALES. NO ARCHIVES

Nga ana tjetër, dy diga janë shembur pranë qytetit Itambe në Bahia dhe qytetit të Vitoria de Conquista.

Edhe pse nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar nga shembjet, autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim për personat që jetojnë pranë lumit Verruga për shkak të shembjes së digës në Itambe.

Families in flood-hit Itapetinga move furniture to their rooftops on December 26.

Në jug të shtetit Bahia, që ndodhet në verilindje të Brazilit, përmbytjet janë përjetuar që nga java e kaluar për shkak të reshjeve të dendura.

Shteti Bahia, kryesisht pjesa jugore e tij, është përfshirë nga reshje të dendura që nga java e kaluar./Motilokal.com