Java e fundit e dhjetorit për vitin 2021 do të karakterizohet me mot të vranët e kohë pas kohe me reshje shiu dhe intervale me diell. Në viset e larta malore parashihen reshje të dobëta bore.
Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 7 °C.
Dita e martë parashihet të jetë me mot të kryesisht të vranët, në ultësira mjegull. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 8 °C.
Vranësira dhe reshje të dobëta shiu do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C./Motilokal.com
