Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mundësi të vërshimeve në rajonin e Dukagjinit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mundësi të vërshimeve në rajonin e Dukagjinit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se më data 27 dhjetorë 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshimeve të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, sidomos nga lumenjtë dhe prrockat të cilat lëshohen nga zonat malore.

Njoftimi i plotë:

Data e parashikimit: 2021-12-25 12 UTC

Regjioni: Dukagjin

Piku më i hershëm i parashikuar: e hënë, 27 dhjetor 2021 - 12:00

Njoftimi:

Sipas llogaritjeve të IHMK, më data 27 dhjetorë 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut  Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshimeve të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, sidomos nga lumenjtë dhe prrockat të cilat lëshohen nga zonat malore.

Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore./Motilokal.com