Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare.
Rritja e konsumit është si pasojë e përdorimit të energjisë elektrike në mënyrë masive për ngrohje nga ana e konsumatorëve, dritat e reklamave, ndriçimi i posterave dhe hapësirave.
Kursimi i energjisë është një detyrim moral ndaj mjedisit dhe në të njëjtën kohë një domosdoshmëri që kontribuon në mirëqenien ekonomike të secilit prej nesh falë një ulje të konsumit.
Pasi në Kosovë ekzistojnë shumë objekte me pllaka reklamuese, postera me ndriçim, reklama, si dhe ndriçime hapësirash, të cilat harxhojnë jo pak energji elektrike.
Tani që po kalojmë nëpër një kohë të vështirë të sigurimit të energjisë elektrike, motilokal.com apelon në fikjen e tyre dhe kështu sado pak të ndikojnë në zbutjen e shpenzimeve dhe furnizimit me energji elektrike.
Kësisoj, kjo nismë propozojmë që të fillojë prej KEDS – KESCO, që reflektorët dhe reklamat ndriçuese të këtij objekti ta pezullojnë shndritjen e tij derisa të kalojë kjo krizë./Motilokal.com
