Moti në Kosovë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, por nga e diela priten edhe reshje shiu.
Sot do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 8 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë, vranësira e intervale me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 10 °C.
E diela do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell, nga pasditja mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 10 °C./Motilokal.com
