Pse duhet të riciklojmë mbetjet e plastikës?

Pse duhet të riciklojmë mbetjet e plastikës?

Plastikat janë materiale të qëndrueshme, të lehta dhe të lira. Ato mund të formohen me lehtësi në produkte të ndryshme që gjejnë përdorime në një shumëllojshmëri aplikimesh. Si rezultat, prodhimi dhe përdorimi i plastikës janë rritur gjatë dekadave të fundit. Plastikat, nuk janë biodegradues, por me djegien e tyre ndotet ambienti jetësor edhe gjatë reaksionit të djegies lëshojnë masa kancerogjene në ajër. Plastika do më shumë se 100 vjet të shpërbëhet në tokë dhe shumë njerëz i hedhin qeset plastike kudo që mundin. Rrjedhimisht, ripërdorimi, rikuperimi dhe riciklimi i plastikës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Efektet negative në mjedis dhe shëndet

Mbetjet nga plastika, paraqesin rrezik serioz mjedisor për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe të gjitha gjallesave. Ndikimi kryesor i hedhjes së plastikës në mjedis, është se duhen shumë vite që ato të shpërbëhen. Përveç kësaj, nëse mbeturinat plastike digjen, ato lëshojnë një substancë toksike në ajër, duke shkaktuar ndotjen e ajrit dhe si pasojë efekte negative në shëndetin e njerëzve. Njerëzit dhe gjallesat e tjera janë të ekspozuara ndaj kimikateve nga plastika shumë herë në ditë, përmes ajrit, pluhurit, ujit, ushqimit dhe përdorimit të produkteve të konsumit.                                             

Përfitimet nga riciklimi i plastikës

1. Ka të bëje me zvogëlimin e nevojave për landfilled (depot e mbeturinave);

2. Zvogëlimin e sasisë të mbetjeve;

3. Kursen energjinë;         

4. Zvogëlon ndotjen;

5. Mbron burimet primare të cilat janë të pamjaftueshme;

6. Çon në uljen e gazeve me efekt serë.

Çfarë duhet bërë për  riciklimin e  plastikës?

Materialet plastike të riciklueshme duhet të vendosen në koshin e përcaktuar për hedhjen e mbeturinave të plastikës për t’u tërhequr më pas. Është e rëndësishme që fillimisht të bëhet kategorizimi i plastikave sipas llojeve në mënyrë që të jetë më e lehtë për procesin e ndarjes dhe më pas riciklimin e tyre. Bashkitë e vendit duhet të marrin masa për vendosjen e koshave për hedhjen e mbetjeve të plastikës. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për ndarjen e plastikës duke filluar që nga shtëpitë e tyre, që konsiston në vendosjen e një koshi për hedhjen e materialeve të plastikës./Motilokal.com