Tradita e volejbollit në Hungari, eventi shndërrohet në një festival dimëror

Tradita e volejbollit në Hungari, eventi shndërrohet në një festival dimëror

Temperatura nën zero në vend të rrezeve diellit, borë e cila zëvendëson rërën. Asgjë nuk mund të ndalojë lojtarët hungarezë të volejbollit që edhe në plazh të luajnë e të dhurojnë spektakël.

Pas dy vitesh pauzë, kampionati i dytë kombëtar i volejbollit në dëborë u zhvillua në pistën piktoreske të patinazhit pranë sheshit Heroes. Gjithsej 21 skuadra në 3 kategori mes akullit ngritën temperatura me lojën e tyre dhe dëshirën për të fituar.

Muzika e lartë, gështenjat dhe vera e shndërruan turneun një festival të vërtetë dimëror.

Beach Volleyball Hungary

Sado e vështirë të jetë loja mes frikës se mos rrëshqet në borë, volejbollistet thonë se është një nga eventet më të pritura të vitit.

Adrienn Czene, sportiste profesioniste thotë se është një mundësi e mirë për të qëndruar në formë mes dy sezoneve.

“Volejbolli i borës është një gjë e lezetshme për ata që duan të bëjnë ski, që e duan këtë lloj atmosfere. Vizitorët dhe fansat mund të shijojnë muzikën dhe verën. Mendoj se është shumë spektakolare ndonëse nuk jemi me bikini”, tha Czene, raporton euronews.

Volejbolli i borës u shpik nga austriakët disa vite më parë. Madhësia e fushës dhe lartësia e rrjetave janë të njëjta si në plazh, por këtu luajnë i tre persona  në një ekip… edhe të veshur mirë.

Kjo disiplinë ka bërë tashmë debutimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Phenian dhe ka të ngjarë të bëhet një event zyrtare në Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Fituesit e kampionateve të Budapestit mund të kualifikohen për turneun botëror dhe garat e tjera botërore./Motilokal.com