Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik [Video]

Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik [Video]

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë.

Kushdo që arrin ta shikojë dhe aq më tepër ta fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

Mësuesi nga Kukësi, Naim Palushi mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik.

Kjo specie konsiderohet në zhdukje, por viteve të fundit është vërtetuar pranua e gjitarit në Shqipëri e Kosovë, ka njoftuar Shoqata për mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës në Shqipëri (PPNEA)./Motilokal.com

Video