Planeti më i madh në sistemin tonë diellor duket se duket gjithnjë e më shumë si një vepër arti. Është plot surpriza dhe po ashtu edhe hënat e saj.
NASA ka publikuar një audio 50 sekonda të gjatë e cila është regjistruar nga pajisja hapësinore Juno gjatë fluturimit të saj pranë hënës më të madhe të Jupiterit, Ganymeda. Në këtë audio, mund të dëgjohet tingulli i prodhuar nga sipërfaqja e hënës së “akullt” të Jupiterit.
Të dhënat e regjistrimit të prodhuara nga valët magnetike dhe elektrike në magnetosferën e Jupiterit, u përpunuan në një frekuencë që të përfitohej materiali.
“Kjo audio është mjaftueshëm e fuqishme për t’ju bërë të ndiheni sikur ndodheni brenda Juno-s teksa ajo kalon pranë Ganymedas për herë të parë në më shumë se dy dekada. Nëse dëgjoni me kujdes, mund të dalloni ndryshimin e papritur të frekuencës në mes të regjistrimit, i cili përfaqëson hyrjen në një zonë të re të mangnetosferës së Ganymedas”, shpjegoi Scott Bolton, mbikëqyrës kryesor i misionit të Juno-s.
Fluturimi i Juno-s pranë trupit qiellor shënon distancën më të vogël që një pajisje hapësinore ka realizuar me hënën më të madhe të sistemit diellor, e cila është më e madhe se Mërkuri./Motilokal.com
