Mëngjes i ftohtë dhe me ngrica, ditën kthjellët e me diell në Shqipëri

Mëngjes i ftohtë dhe me ngrica, ditën kthjellët e me diell në Shqipëri

Moti në Shqipëri parashihet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash dhe ngrica përgjatë akseve rrugore.

Sot do të mbajë mot i ftohtë e me ngrica, gjatë ditë kryesisht i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë e të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 8 °C.

Ftohtë, kthjellët e diell pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 8 °C./Motilokal.com