Shkon në 33 numri i viktimave nga tajfuni në Filipine

Shkon në 33 numri i viktimave nga tajfuni në Filipine

Ka shkuar në 33 numri i viktimave për shkak të tajfunit Rai në Filipine, sipas një njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, pothuajse tre herë më shumë se një ditë më parë.

Rai është tajfuni i 15-të që godet arkipelagun e Filipineve këtë vit dhe është një ndër më vdekjeprurësit. Më shumë se 300,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre të enjten.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e tajfuneve për shkak të ndryshimeve klimatike. Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, është një ndër vendet që konsiderohen më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, dhe që goditen çdo vit nga rreth njëzet ciklone tropikale.

tajfuni më vdekjeprurës që goditi Filipinet ishte “super tajfuni” Haiyan në vitin 2013, i cili shkaktoi 7300 viktima./Motilokal.com

Residents salvage what's left of the their damaged homes caused by Typhoon Rai in Cebu city on Friday, December 17, 2021.

A rescue worker helps a girl wade through flooding caused by Typhoon Rai in Cagayan de Oro City, the Philippines, on December 16.

Evacuees arrive at an evacuation site in Dapa town, Surigao, Philippines on December 16.