Italia deri në vitin 2035 do t’i japë fund prodhimit dhe shitjes së automjeteve me motor me djegie të brendshme

Italia deri në vitin 2035 do t’i japë fund prodhimit dhe shitjes së automjeteve me motor me djegie të brendshme

Italia vendosi që deri në vitin 2035 t’i japë fund prodhimit dhe shitjes së automjeteve me motorë me djegie të brendshme.

Një komitet i përbashkët ministror i mbledhur nga ministri italian i Transformimit Ekologjik Roberto Cingolani, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Enrico Giovannini dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti vendosën një plan kohor për zëvendësimin e automjeteve me motor me djegie të brendshme në Itali.

Sipas kësaj, u vendos që deri në vitin 2035 t'i jepet fund prodhimit dhe shitjes së automjeteve me motorë me djegie të brendshme, në mënyrë që transporti të dekarbonizohet gradualisht.

Për kamionët dhe transportin e lehtë tregtar, është dhënë një afat deri në vitin 2040.

Gazeta “Corriere della Sera” raportoi se qeveria ka ndërmarrë një hap në përputhje me linjën e synuar të Bashkimit Evropian (BE) për emetimet zero të karbonit dhe se vetëm makinat elektrike dhe hidrogjeni do të lejohen të lëvizin në Itali nga viti 2035, transmeton TRT.

U vu re gjithashtu se qeveria do ta çojë këtë vendim në parlament dhe do të përpiqet ta ligjërojë atë.

Në Itali kishte raportime se markat që prodhojnë makina me fuqi të lartë si Ferrari dhe Lamborghini kishin bërë disa përjashtime, megjithëse ishin larg objektivit të 2035-ës./Motilokal.com