Policia evakuon familjet e bllokuara nga bora e madhe në Rugovë

Policia evakuon familjet e bllokuara nga bora e madhe në Rugovë

Pasditen e së dielës, Policia kufitare ka pranuar një informacion nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin  nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi patrulla kufitare, menjëherë  është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe  rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur  në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre.

“Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë  vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin. Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë , ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës. Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë  qytetarëve të vendit çdo herë dhe në çdo kohë ku e kërkon nevoja”, njofton Policia e Kosovës./Motilokal.com

May be an image of 3 people and outdoors

May be an image of 3 people, people standing and snow

May be an image of 2 people, people standing and snow