Rreth 100 hektarë tokë nën ujë në Lezhë

Rreth 100 hektarë tokë nën ujë në Lezhë

Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në qarkun e Lezhës. Dita e sotme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e shiut.

Mësohet se niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale. Sakaq, në kënetën e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre, ka rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.

“Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:

-Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;

-Hidrovorët  punojnë me kapacitet të plotë.

-Në kënetën e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre, bashkia Lezhë, kemi  rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.

-Rezervuarët janë në monitorim;

-Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;

-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll”, thuhet në njoftim./Motilokal.com